×
Kërko

Studimi #5: Çfarë është lutja mbi të gjitha?

Fillo me lutje: “Zot, të lutem që të më flasësh përmes Fjalës tënde, Biblës. Foli zemrës time që të kuptoj atë që ti do të më thuash mua. Amen.”

Studimi #5

Çfarë është lutja mbi të gjitha?

Nahumi 1
7 Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.

P – Çfarë janë tre gjëra që thotë ky varg për karakterin e Zotit?

P – Në dritën e kësaj çfarë do Zoti që ne të bëjmë?

1 Pjetri 5
7 Duke e hedhur gjithë merakun tuaj mbi të, sepse ai kujdeset për ju.

Filipianët 4
4 Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! 5 Butësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër. 6 Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderim.

P – Çfarë do Zoti të bëjmë me shqetësimet tona?

1 Thesalonikasve 5
16 Jini gjithmonë të gëzuar; 17 Lutuni pa pushim; 18 Në gjithçka falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

P – Si lidhen këto 3 urdhërime me njëra-tjetrën?

1 Gjoni 5
14 Kjo është siguria që kemi përpara tij: Nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon. 15 Dhe nëse dimë se na dëgjon për atë që i kërkojmë, ne dimë se marrim kërkesat që i kemi kërkuar.

P – Cilës lutje i përgjigjet Zoti?

Romakët 8
26 Po ashtu, edhe fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. 27 Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.

P – Si na ndihmon Fryma e Shenjtë në lutjet tona?

Hebrenjtë 4
14 Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkruar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë… 16 Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur.

1 Timoteut 2
5 Sepse një është Perëndia, dhe një është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Krishti Jezus…

Gjoni 14 – Jezusi që flet:
13 Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. 14 Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj.

P – Si përlëvdohet Zoti kur ti merr përgjigje për lutjet e tua?

Psalmi 66
18 Po ta kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do më kishte dëgjuar…

Psalmi 145
18 The Zoti është pranë gjithë atyre që e thërrasin, pranë gjithe atyre që e thërrasin me të vërtetë.

P – Çfarë na thonë këto vargje për sinqeritetin dhe ndershmërinë që Zoti kërkon kur ne i lutemi Atij?

Psalmi 62
5 Shpirti im gjej prehje vetëm tek Perëndia, sepse shprsa ime vjen nga ai. 6 H Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë. 7 Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë tëk Perëndia. 8 Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hape zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.

P – Sipas këtyre vargjeve, çfarë dëshiron Zoti që ne të besojmë për Të… a dëshiron Zoti që ne ti besojmë Atij ndërsa lutemi?

Tani mund ta printosh studimin #5.
Përgjigjet e tua nuk ruhen pasi e mbyll faqen.

Urime! Ti ke filluar marrëdhënien me Zotin. Vazhdo të jetosh me besim në Jezusin; kjo do të prodhojë një jetë me përmbushje. Ne të inkurajojmë gjithashtu të lexosh artikujt e tjerë në këtë faqe.