Të vërtetat e marrëdhënies tënde me Perëndinë...

Besimi nuk është një ndjenjë

Të kuptojmë se si ti besojmë Zotit…..

Nga Ney Bailey

 

I mbusha vetes një gotë lemonade të ftohtë ,mpreha një laps dhe nxorra Biblën time , e etur për të filluar detyrën time. Me heret gjatë dites, profesori i kursit të Biblës në shkollën time verore na kishte udhezuar :”Sillni në klasë një raport per gjithcka që libri i Romakëve ka për të thënë në lidhje me besimin.”  Tingëllon si një detyrë e lehte, një detyrë që nuk do të më merrte shumë kohë.


Por isha në një suprizë. Shpejt zbulova se fjala besim shfaqet shumë here tek Romakët dhe se studimi im do të zgjaste më shumë nga sa mendoja.

    Përkufizimi i besimit

Ndërsa lexoja atë që Romakët kishte për të thenë në lidhje me  besimin , e gjeta veten duke pyetur, Besimi është ndoshta gjëja më e rëndësishme në jetën time, por si ta perkufizoje atë? Çfarë është?

Mendja ime u kthye tetë vite mbrapa kur unë u bashkova për herë të parë me organizatën e krishterë  Instituti jeta e Re. Atëherë nuk kuptova nje ecje me besim. Mendova që kam ardhur deri tani në kuptimin tim. Por edhe me gjithe ato që kisha mësuar , e kuptova që nuk mund ta përkufizoja atë.

E dija që Bibla kishte qindra referenca të besimit , të tilla si “Të drejtët do të jetojnë me besim”1 dhe  “Kjo është fitorja qe ka mundur botën – besimi jone.”2 Por unë u befasova që nuk mund të vija me një përkufizim të thjeshtë , të personalizuar të fjales; Unë kurrë nuk e kisha përfundur thënien:” Besimi për mua është __________________.”

Une u luta, Zot si do ta perkufizonit besimin?

Në mendje më erdhi një histori ku Jezusi i kishte thënë dikujt:”As në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh”. Cfare ishte ajo që Jezusi e kishte quajtur “Besim i madh”?

Shpejt hapa dhe pashë pasazhin te Luka 7  për centurionin i cili ishte gati të besonte se Jezusi mund të shërojë një shërbëtor besnik që ishte afer vdekjes. Centurioni i tha Jezusit:”Thjesht thuaj një  fjalë  dhe shërbëtori im do të shërohet .”3 Pastaj centurioni përdori një shembull personal për të ilustruar se ai e kuptonte çfarë do të thoshte të besonin fjalen e Tij dhe t’i bindeshin.

Në përgjigje të centurionit , Jezusi u kthye nga turma që po e ndiqte dhe i tha :”Unë po të them ty , madje as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq te madh.”4 Jezusi dukej se po thoshte që “besimi i madh” është thjeshtë tii besosh Atij dhe fjalës së Tij.

A mund të vërtetohet ky përkufizim diku tjetër në shkrime? Meqënse Hebrenjtë 11 quhet shpesh “salla e famës së besimit “, unë u ktheva atje .

    Besoji  Zotit dhe fjalës së Tij

Pasi lexova dhe rilexova pasazhin , me të gjitha referencat e saj ne frazën “me anë të besimit”, fillova të shoh se të gjithë personat e përmendur aty kishin një gjë të përbashkët :Pavarsisht se për ke fliste shkrimtari i Hebrenjve , secili person kishte besuar në Zotin dhe fjalën e Tij dhe i ishte bindur urdhërit të Tij. Kështu ata u mbajtën mend për besimin e tyre.

Për shembull, Zoti i tha Noeut që të ndërtonte një arkë sepse Ai do të sillte një përmbytje masive. Noeu i besoi Zotit sipas fjalës së Tij dhe e ndërtoi arkën.

Zoti i tha Abrahamit që të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi. Abrahami i besoi Zotit dhe fjalës së Tij, la vëndin e tij dhe shkoi.6

Perendia i tha Sarës se do të lindte një djalë, edhe pse ishte e shkuar në moshe. Shkrimi thotë: “Ajo e konsideroi besnik Atë që i kishte premtuar.” 7 Ajo i besoi Perëndise dhe fjalës së Tij.

Pavarsisht nga rrethanat, pavarsisht nga argumentet e logjikës dhe të arsyes, pavarsisht nga mënyra se si ndihej ai ose ajo, cdo person i përmendur tek Hebrenjtë 11 i besoi Zotit dhe fjalës së tij dhe zgjodhi të ishte i bindur.

Fillova të pyes veten, nëse Luka 7 dhe Hebrenjtë 11 ilustojnë besim të madh, a ka ndonjë pasazh që ilustron mungesën e besimit?

Pastaj mu kujtua një incident nga Marku 4 në të cilen Jezusi sapo kishte mbaruar një ditë të tërë mësimi dhe predikimi në brigjet e Galilesë. Ai i udhezoi dishepujt të shkonin në anën tjetër të detit. Fillimisht ata i besuan Jezusit dhe fjalës së Tij, hipën në varkë me të dhe u drejtuan për në anën tjetër.

Unë gjithmonë e kam pëlqyer Marku5:1: “Dhe ata erdhën në anën tjetër të detit “. Fjala e Jezusit u konfirmua se ishte e vërtetë.

Përmes studimit të këtyre tre pasazheve , unë kisha arritur në një përkufizim të thjeshtë, të zbatueshëm të besimit: Besimi është ti besosh Zotit dhe fjalës së Tij. Nuk isha i sigurt nëse do kisha ndonjë herë një raport për besimin mbi të gjithë librin e Romakëve,por e dija që kisha mësuar dicka shumë domethënëse në ecjen time me Zotin .

    Çfarë thotë Zoti për fjalën e Tij?


Akoma kisha edhe një pyetje. Nëse besimi është çështje e besimit në Zotin dhe fjalën e Tij, Çfarë thotë Zoti për fjalën e Tij? Përgjigjjen e gjeta në vetë shkrimet (fjalen e Tij):

“Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mija nuk do të kalojnë.”9

“Fjala e Zotit qëndron përgjithmonë.”10

“Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Zotit tonë mbetet përjetë.”11

Këto vargje po më tregonin se gjithcka në jetë mund të ndryshojë, por fjala e Zotit mbetet e pandryshuar. E vërteta e Tij nuk ndryshon kurrë. Po filloja të hidhja një vështrim se si besimi në premtimet e Zotit mund të ndikojë gjithë jetën time.

Për shembull, unë i ndjej gjërat shumë thellë. Disa herë jam aq e lumtur sa mendoj se nuk do të trishtohem kurrë. Herë të tjera jam aq e trishtuar sa mendoj se nuk do të jem kurrë e lumtur…dhe herë të tjera nuk ndjej pothuajse asgjë.

Por aq e fortë dhe e luhatshme sa janë ndjenjat e mia, aq e fortë është dhe fjala e Perëndisë.

  • më e vërtetë se cdo gjë që ndjej
  • më e vërtetë se cdo gjë që përjetoj
  • më e vërtetë se cdo rrethanë me të cilën do përballem ndonje herë
  • më e vërtetë se cdo gjë në botë 

Pse? Sepse qielli dhe toka do kalojë, por fjala e Zotit nuk do kalojë. Kjo do të thotë që pavarsisht se si ndihem ose çfarë provoj, unë mund të zgjedh të varem te fjala e Zotit si realitet i pandryshueshëm i jetës sime.

Unë e kujtoj atë mbrëmje vere dhe atë detyrë shtepie si një pike kthese në jetën time. Kohe të panumërta që atëherë, kur rrethanat dhe ndjenjat janë dukur më të vërteta se sa vetë jeta , unë kam zgjedhur të besoj se Fjala e Zotit është më e vërtetë se cdo gjë. Unë kam zgjedhur të eci me besim.

Ndonjë herë ajo zgjedhje ka qe]ënë e vështirë.

    Çfarë bëhet me ndjenjat ?

Kishte raste pas asaj mbrëmje vere kur nuk ndjeva dashurinë e Zotit. Unë mund të zgjedhja të ndaloja mbi atë ndjenjë duke e lënë të më cojë në një gjëndje vetë-keqardhje ose mund të them: “Zot nuk ndihem i dashur .Kjo është e vërteta. Kjo është ajo ku jam tani. Por, Zot Fjala jote thotë që Ti më do. Në fakt, Ju keni thënë që më keni dashur me një dashuri të përjetshme.12 ju kurrë nuk pushoni së dashuri mua. Dashuria juaj për mua është një gjë që qëndron kur gjithcka tjetër ka rënë.13 Fjala Jote thotë se nuk ka asnjë anësi tek Ju. Kjo do të thotë se Ju nuk doni askënd tjetër në botë më shumë se sa më doni mua. Kështu që , Zot unë të falenderoj që jam i dashur nga Ti. 14 Fjala Jote është më e vërtetë se sa si ndihem unë.

Fillova të kuptoj se kjo lloj përgjigje ndaj ndjenjave të mia më dha lirinë të jem i sinqertë me Zotin për ndjenjat e mia dhe të zgjedh të besoj Fjalën e Zotit kur ndjenjat e mia bien ndesh me premtimet e Tij.

Herë të tjera jam ndjerë e friksuar, e vetmar ose e deshperuar. Zemra ime fjalë për fjalë ka dhembur për rrethanat e jetës dhe në ato momente kam qënë më e tunduar të dyshoj në të vërtetën e Fjalës së Zotit. Por në vend të kësaj unë zgjodha me vullnetin tim të besoja Fjalën e Tij. Mijëra herë lutjet e mia kanë filluar, “Zot unë ndjej…..por, Zot, Fjala jote thotë”

Dhe kam zbuluar se Ai i sjell emocionet e mia në përputhje me Fjalën e Tij, në Kohën e Tij dhe në mënyrën e Tij.

    Ne jemi krijuar si qenie emocionale

Kur jam munduar të dënoj veten për atë që ndjej, kjo më ka ndihmuar të kujtoj se Zoti na krijoi në shëmbelltyrën e Tij dhe se një pjesë e imazhit të Tij është se jemi qënie emocionale. Ndjenjat nuk janë të gabuara. Edhe Krishti kishte ndjenja. Ai nuk “u përpoq te mos ndjente”. Ai nuk i fshehu emocionet e Tij; përkundrazi, Ai i përfshiu ato në marrëdhënien e Tij me Atin. Ai ishte i sinqertë, i vërtetë, autentik. Në kopshtin e Gjetsemanit një natë para kryqëzimit të Tij, shkrimi na thotë se Jezusi ishte :”i pikëlluar” “i pikëlluar thellë” “i shqetësuar “ dhe “në agoni”.15 Jezusi e shprehu se si Ai ndihej dhe i besoi Atit në mes të ndjenjave të Tij.

Edhe ne, kemi një liri të pamatë për të qënë të sinqertë me Zotin për ndjenjat tona, për t’i thënë Atij me ndershmëri se ku jemi dhe çfarë po ndodh në jetën tonë.

    Si reagojmë ne?

Bibla premton që, për ata që e duan Zotin vërtë, gjithcka që ndodh në jetën tonë , do ketë efektin që të na shndërrojë në imazhin e Krishtit.16 Disa prej nesh mund të kënë bërë një lutje të ngjashme me këtë: “Zot, të lutem që do më bësh më shumë si Ti. Unë lutem që do më bësh të ngjashëm me imazhin e Krishtit.” Shpesh, ajo që duam me të vërtetë është që Zoti të na japë anestezi në mënyrë që të jemi të pavetedijshëm ndërsa Ai kryen operacione në zemrat tona në mënyrë që të na konformojë me karakterin e përsosur të Krishtit. Ne nuk duam të zgjohemi derisa të përfundojë transformimi! Ne duam rrezultatin, por  jo procesin e dhimbshëm.

Por Zoti nuk funksionon në atë mënyrë. Zoti shqetesohet për atë që ne kalojmë, por besoj se Ai është më i shqetesuar për mënyrën se si ne i përgjigjemi asaj që kalojmë. Kjo përgjigje është çështje e vullnetit tonë. Ai lejon që sprovat, tundimet dhe pasionet e jëtës të vijnë që të kemi mundësinë tu përgjigjemi ose duke u besuar ndjenjave tona dhe përvojave të jëtës ose duke i besuar Atij dhe Fjalës së Tij.

Unë kam mësuar t’i besoj Zotit dhe fjalës së Tij – dhe tani është një zakon! Unë dhe ti ose mund të mesohemi të degjojmë ndjenjat, mendimet dhe rrethanat tona , duke i lënë ato të na kontrollojnë , ose mund ta bëjmë zakon ti besojmë Zotit dhe Fjalës së Tij, pavarsisht nga ndjenjat dhe pervojat e jetës sonë. Ne duhet të zgjedhim me vullnetin tonë të besojmë se Fjala e Tij është me e vërtetë se ndjenjat tona.

Une kam bërë nje zotim që ta investoj jetën time në fjalën e Zotit dhe Zoti e ka nderuar atë zotim. E megjithate ka pasur raste kur unë mund të kthehesha lehtesisht mbrapsht sepse nuk mund te besoja se dicka ishte më e vërtetë se ajo që po kaloja – kohë kur ndjenjat e mia kanë ulerritur 180 gradë në drejtim të kundert të Fjalës së Zotit, por vazhdimisht e kam gjetur Zotin që të jetë besnik i Fjalës së Tij.

(1) Romakëve 1:17, Albanian (2) 1 John 5: 4 (3) Luka 7: 7 (4) Luke 7: 9 (5) Hebrenjve 11: 7 (6) Hebrenjve 11: 8 (7) Hebrenjve 11 : 11 (8) Marku 4:40 (9) Mateu 24:35 (10) 1 Pjetrit 1:25 (11) Isaia 40: 8 (12) Jeremia 31: 3 (13) 1 Korintasve 13 (14) Veprat 10: 34 (15) Mateu 26: 37-38; Marku 14:33; Luka 22:44 (16) Romakëve 8: 28-29

Ndaj këtë Artikull me miqtë