Të vërtetat e marrëdhënies tënde me Perëndinë...

Si na flet Zoti përmes Biblës

“Çdo fjalë e Perëndise është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai” (Fjalet e urta 30:5)”

Nga Marilyn Adamson



Jam i\e habitur me udhëzimet që na jep Zoti. Duke mësuar nga mencuria dhe depërtimi i Zotit, ne mund të jetojmë të lirë nga shumë problem që të tjerët i përjetojnë , thjeshtë sepse nuk e njohin fjalën e tij. Kjo është përmes  Biblës  ku ne mësojmë kush është Zoti , çfarë vlerson  Ai, si ti besojmë Atij.


Kam gjetur një mënyrë të merkullueshme për të dëgjuar Zotin përmes  Biblës , të cilën do të doja ta ndaja me ju.

Unë nxjerr Biblën time dhe një fletë letër me vija (ose një ditar me vijë te zbrazët). Në krye të faqes time do të shkruaj dy ose tre fjali që përshkruajnë atë që kam në mendje. Mund të kem një pyetje në lidhje me Zotin, ose rreth mënyrës se si Ai e shikon dicka, ose nje pyetje në lidhje me jetën e krishterë. Apo ndoshta egziston një situatë në jetën time që po më shqeteson dhe unë me të vërtetë mund të përdorja depërtimin e Zotit mbi të. Në letrën time, unë do të shkruaj disa fjali për të përmbledhur situatën aktuale ose çfarë me çoi në pyetjen time.

Pastaj i bëj Zotit një pyetje në lidhje me të dhe e shkruaj atë pyetje gjithashtu në letren time.

Ajo që kam shkruar mund te duket keshtu:

“Zot, ndihem i ngarkuar me gjithë punën që kam për të bëre . Unë kam këteë, këtë dhe këtë për të bërë ; dhe nuk jam I sigurt që mund ti bëj të gjitha . Gjithashtu ndihem I zemëruar për këtë. A ka ndonjë gjë nga prespektiva juaj që do të donit ta dija tani ?”


Pastaj hap anën e pasme të Biblës ku zakonisht ka nje listë të fjalëve në një  indeks në atë që shpesh quhet një” konkorrdancë”. A ka Bibla juaj një të tillë? Ky indeks do të rendisë fjalët si : “puno”,”zemërimi”, “shqëtesohesh” “fuqia e Zotit” etj. Nën cdo fjalë do të shihni një listë të vargjeve të shkrimeve që përmbajnë atë fjalë. Fjala ‘i zemëruar” për shembull mund të tregojë një listë të : Marku 3:5; Marku 11:14-16; Romaket2:8; Mateu23 etj.

Pavarsisht nëse kam kërkuar për vargjet në internet ose pjesën e pasme të Biblës  sime , ja çfarë bëj më tej. Shikoj vargjet në Bibël dhe lexoj secilin. Nëse një varg duket se lidhet me pyetjen time , unë e shkruaj atë fjalë për fjalë në letrën time. (Unë e bëj këtë me dorë sepse më  ndihmon të vëzhgoj se çfarë po thotë.) Unë nuk po shkruaj ndonjë koment për vargun. Thjeshtë shkruaj vargun. Unë do vazhdoj të kopjoj vargje , mbase 5 vargje, ndoshta 20 vargje. Pas një kohe mund të shoh një model,një mesazh të përgjithshëm përmes atyre vargjeve,(një përmbledhje të asaj që thonë ato vargje).Unë i kisha kërkuar Zotit të më mësonte dhe tani po vezhgoj atë që Ai po thotë në lidhje me këtë teme.


Si shembull, nëse do isha i zemëruar me dikë dhe do kisha kërkuar shumë vargje mbi zemërimin , faljen ose paqen , ka të ngjarë te gjeja një mesazh të përgjithshëm nga Zoti.Ky mesazh mund të jëtë që meqënse Jezusi pagoi për mekatin tim dhe nuk e mban atë kundër meje , edhe unë kam nevojë ta fal këtë person ashtu si Ai më ka falur mua.


Si shembull, nëse do isha i zemëruar me dikë dhe do kisha kërkuar shumë vargje mbi zemërimin , faljen ose paqen , ka të ngjarë te gjeja një mesazh të përgjithshëm nga Zoti.Ky mesazh mund të jëtë që meqënse Jezusi pagoi për mekatin tim dhe nuk e mban atë kundër meje , edhe unë kam nevojë ta fal këtë person ashtu si Ai më ka falur mua.


NDAJ KËTË ARTIKULL ME MIQTË