Të vërtetat e marrëdhënies tënde me Perëndinë...

Dashuria Unike e Zotit

Nga Steven L. Pogue

Një marrëdhënie dashurie me Zotin është si asnjë lloj marrëdhënie tjetër që mund të keni përjetuar. Zoti ka një lloj dashurie unike për ju. Është e pakushtëzuar (nuk bazohet në plotësimin e disa kushteve ) Zoti ju do sepse ju do.


“Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh,se Perëndia dërgoi birin e tij të vetëmlindur në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij. Në këtë është dashuria : jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne….”(1Gjoni 4:9-10)

Ai nuk të do bazuar në performancën tënde.Nuk mund te bëni asgjë qe ta bëjë  Perëndinë tu   dojë më shumë se sa  ju do tashmë - dhe nuk ka asgje që do ta bëjë Perëndinë tu dojë më pak. Ai të do madje më shumë se sa e do veten.

Deri tani ndoshta keni përjetuar vetëm dashuri të kushtëzuar. Dashuria e kushtëzuar bazohet në atë që ti bën. Performoni mirë në punë, në skuadrë, në marrëdhënie dhe ju jeni ‘të dashur”.

Duke i dorezuar jetën Krishtit ju gjeni dashuri dhe pranim të plotë. Kjo mund të jetë e vështire të kuptohet nësë nuk jeni ndjerë kurrë plotësisht i dashur dhe i pranuar nga askush. Por është e vërtetë. Për fat të keq, ju nuk do e ndjeni gjithmonë që Zoti ju do. Do të këtë raste kur e gjeni veten duke dyshuar jo vetëm në dashurinë e Tij, por edhe në egzistencën e Tij. Do te keni deshirë të dorëzoheni. Mos hiq dorë.

Kur Zoti ju dha një jëtë të re, ajo nuk erdhi e zbukuruar me dantella dhe aromën e parfumit. Jezusi e filloi jëtën e Tij tokësore në një stallë të lagësht me erë. Ai provoi jetën real dhe kjo do jetë aroma e udhëtimit tuaj me  Krishtin – asnjë magji , vetëm premtimi i pranisë së Tij me ju.

Zoti thote: “Po, të kam dashur me një dashuri te përjetshme; prandaj të kam terhequr me dashamirësi” (Jeremia 31:3)

Egziston një proverbë daneze: “Milja tjetër është e vetmja që një person duhet të bëjë në të vërtetë” Të dish se Zoti të do , do të mbajë përpara kur milja tjetër të duket e gjatë dhe e patolerushme. “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme, as 

gjërat e ardhshme, as lartësite , as  thellësite, as ndonje tjetër krijesë, nuk do mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë”. (Romaket 8:38-39)

Besimi yne qëndron në atë çfarë Zoti na ka zbuluar për veten e Tij. Ai dëshiron që ne të besojmë dhe të mbështetemi në dashurinë e Tij për ne.

“Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej Tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e Tij” (Psalmi 147:11).

“Ja, syri i Zotit është mbi ata që kane frikë para Tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e Tij” (Psalmi 33:18).


NDAJ KËTË ARTIKULL ME MIQTË