Të vërtetat e marrëdhënies tënde me Perëndinë...

A më do Zoti vërtet?

Ështe e rëndësishme të dini se Zoti ju do dhe pse ju do. Shihni se çfarë thotë Bibla për dashurinë e madhe të Zotit për ne….

Mund ta vendosni emrin tuaj në këtë titull:”________________I dashur nga Zoti.”

Arsyeja pse Zoti na do ne nuk është sepse ne i shërbejmë Atij. Jo sepse ne po kërkojme ta kënaqim Atë ose të drejtohemi nga Ai.

Është e lehtë ta harrosh këtë. Ne mund të fillojmë të besojmë se jemi shumë të dashur sepse po u tregojmë të tjerëve për Jezusin,

sepse lutemi , lexojmë Biblën , shkojmë në kishe ose______.Por kjo nuk është arsyeja pse Zoti na do.

Arsyeja pse Zoti na do është sepse është natyra e tij të dojë. Ai është i dashur. Gjithmonë. “……sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht “ Vajtimet 3:22.

Ne e përjetojmë dashurinë e tij sepse kemi nje marrëdhënie me të . Ndersa lexojmë Biblën dhe shohim se si përshkruhet dashuria e tij, nuk kemi pse të pyesim veten :”A është e vërtetë kjo për mua?” Është e vërtetë per shkak të besimit tonë në Jezusin.

Ne jemi të falur. Të pranuar. Nën hirin e tij. Veshur me drejtësinë e Jezusit. Adoptuar si femije të tij. Vulosur me Shpirtin e Shenjtë. Marrësit e jetës së përjetshme, të tijët përgjithmonë.

Jeta është sfiduese. Dashuria e Zotit është  një e vërtetë e sigurt në mes të  një bote të pasigurt. Ai na e tregon vazhdimisht këtë në gjithë Biblën.  Ndërsa përballemi me veshtirësitë , Jezusi na kërkon të besojmë se Ai është më i madh se ai më të cilin përballem në tokë (Gjoni 16:33) dhe Ai është në gjëndje të kujdeset për ne.

“Rruga e Perëndisë është e përsosour,fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit: ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.” Psalmi 18:30

“Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai qe ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.” Psalmi 32:10

“Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësine e tij…” Psalmi 33:18

O Perëndi, sa e cmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahve të tu;” Psalmi 36:7

Kur thashë :”Këmba ime ngurron”, mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.” Psalmi 94:18

“Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë dhe dashurinë tënde….Kur të kërkova, ti mu përgjigje ….Ndonse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai shikon të përulurit….Zoti do ta përmbushe qëllimin e tij për mua.” Psalmi138:2,3,6

Një javë më parë , isha në një situatë. Duke luftuar për dicka që doja ta shihja të përfunduar, por që nuk po ndodhte. Bëra një shëtitje rreth qytetit duke folur me Zotin për të gjithë keto gjëra. I lodhur dhe duke mos parë progres. 

U kujtova t’ia dorëzoj Zotit. Ashtu si Zoti thotë :” une e kam këte, thjeshtë më lër të veproj në të”

Edhe nëse do ta kishte thënë një PERSON këtë, do isha mirënjohës.

Por ne kemi privilegjin ti besojmë Zotit, i cili është i pakufizuar në pushtet, në njohejen e të gjitha detajeve aktuale dhe detajeve të ardhshme. Ai e di se cfarë të bëjë.

“Ai nuk kënaqet në forcën e kalit dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.   

  Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.” Psalmi 147:10,11

“po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme ; prandaj të kam tërhequr në dashamirësi.” Jeremia 31:3

“Une i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bej ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta.” Gjoni 17:26

“…kush më do mua , Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij.” Gjoni 14:21

Ky ishte mesazhi kryesor i Jezusit. Ne jemi thirrur të besojmë në të dhe të mbështetemi në dashurinë e tij.

“I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë  tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij.” Ligji I perterire 33:12

“Zoti, Perendia yt , në mes  teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë ne heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.” Sofonia 3:17

 


Ndaj këtë Artikull me miqtë