Të vërtetat e marrëdhënies tënde me Perëndinë...

Si të mos shqetësohem më dhe, në vend të kësaj, të besoj Perëndinë?

Në mes të sfidave të sotme, Perëndia na fton që të mos shqetësohemi, por, në vend të kësaj, t’i besojmë Atij. Shihni se si…

Nga Marilyn Adamson

    Ta them ndershmërisht, unë kam patur një jetë mjaft të lehtë. Megjithatë, pavarësisht se jeta e kujt është, ajo ka sfida. Apo jo?

Ka shqetësime që na zgjojnë nga gjumi më 3 të natës dhe na bëjnë të vrasim mendjen. Vrasim mendjen: “Si të bëjmë? Si të veprojmë?”

Edhe gjërat E MIRA, mundësitë e reja mund të shkaktojnë frikë. 

Pra, si do t’ia bëjmë me ato çështje që na lënë pa gjumë, që na rëndojnë në zemër dhe na bëjnë të vrasim mendjen? Si ia bëjmë me sfidat tona, me frikërat tona?

Po të jemi të zgjuar, shkojmë atje ku është ndihma! I çojmë ato te Perëndia.

Sepse, ja, çfarë thotë Perëndia…

  • “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10)
  • “Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit…, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja.” (Isaia 40:29, 31)
  • “Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj”.” (Isaia 41:13)
  • “Mos u frikëso...! Unë të ndihmoj”, thotë Zoti; Shpengimtari yt është i Shenjti i Izraelit.” (Isaia 41:14)
  • “Por, sa për mua, e mira është t’i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.” (Psalmeve 73:28)
  • “Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im. Unë nuk do të luaj kurrë. Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.” (Psalmeve 62:1-2, 7)
  • “Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hape zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.” (Psalmeve 62:8)

Vetëm nga këto vargje, zbulojmë:

  • Perëndia do të na forcojë.

  • Ai është me ne.

  • Ai është Perëndia ynë.

  • Ai do të na përkrahë.

Ndaj këtë Artikull me miqtë