×
Kërko

Natyra e Besimit

Çdo ditë ne e vëmë besimin tonë në praktikë. Nëntëdhjetë e nëntë përqind të çdo besimi apo vlere që ne kemi bazohet në besimin që ne kemi. Besimi është pika qëndrore e gjithë jetës sonë.Për shembull, le të themi se ju sëmureni. Shkoni te një mjek, emrin e të cilit nuk mund ta shqiptoni dhe diplomat e të cilit nuk i keni verifikuar kurrë.Ai ju jep një recetë që as nuk e lexoni dot. Ti e çon tek një farmacist që nuk e keni takuar kurrë, që ju jep një recetë me kokteil kimik që nuk e merrni vesh. Pastaj ju shkoni në shtëpi dhe merrni pilulat sipas udhëzimeve ne shishe. Gjatë gjithë kohës ju jeni duke besuar në një besim të sinqertë. Besimi gjithashtu është qëndror në besimin e krishterë. Fjala besim shfaqet 232 herë në Bibël.

Po Çfarë eshtë Besimi?

Së pari më lejoni të sqaroj se çfarë nuk do të thotë besim.

  • Besimi nuk është emocion, psh. Të ndihesh mirë rreth Perëndisë.
  • Besimi nuk është një hap që hidhet në errësirë, pavarsisht fakteve.
  • Besimi nuk është nuk është një forcë universale që të lejon të marrësh gjëra qe ti deshiron në ne jetë. Psh. tek filmi Star Wars.

Fatkeqësisht disa nga këto ide janë shumë të përhapura sot dhe mes besimtarëve.

Hank Hanegraaff në librin e tij ‘’Christianity in Crisis’’ tregon historinë e Larry dhe Luck Parker që nuk i bënë insulinë djalit të tyre që vuante nga diabeti, sepse u ishte thënë që nëse do kishin pak besim( të perdornin forcën e besimit) ai do të shërohej. Në mënyre tragjike djali i tyre ra në koma dhe vdiq. Prindërit e tij në vend që të mbanin funeral, të varrosnin djalin e tyre ata bënë një ceremoni ringjallje, duke thënë që nëse do kishin besim, po të kishin besim mjaftueshëm pa treguar dyshim forca e besimit do të bënte mrekulli dhe do ta kthente djalin e tyre nga të vdekurit. Ata u arrestuan dhe u denuan sipas ligjit për neglizhencë dhe abuzim me të mitur. Pse? Sepse ata kishin idenë e gabuar për besimin.

Ungjijtë në Dhjatën e Re( Mateu, Marku, Luka, Gjoni) Na tregojnë që edhe dishepujt ishin konfuzë rreth besimit. Gjithsesi ata ishin mjaftueshëm të mençur sa të pyesnin vetë Jezusin për dyshimet që ata kishin. Tek ungjilli i Lukës, kapitulli 17, dishepujt i kërkojnë Jezusit që Ai tju shtojë besimin. Ja se si ju përgjigj Jezusi atyre: Atëherë apostujt i thanë Zotit: ''Na e shto besimin''.

Dhe Zoti tha: ''Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t'i thoshit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t'ju bindej. Përgjgjja e Jezusit është interesante. E vini re Ai nuk thotë,si shumica e gjërave që thohen rëndim nëpër kisha. Jezusi nuk u thotë, epo ju ‘’duhet vetëm të përpiqeni më shumë’’

As nuk u tha që ‘’vetëm ju duhet të besoni’’. Përgjigjet që jep Jezusi na tregon një aspekt të rëndësishëm të besimit. Fara e sinapit është më e vogla e nga të gjitha farat. Jezusi e përdori këtë ilustrim që të tregonte se nuk ka rëndësi fakti se sa i madh është besimi juaj Por… fuqia e besimit qëndron në objektin ku ti e ke vendosur besimin tënd, jo se sa konfident je ti ne besimin tënd.

Më lejoni të jap një ilustrim se çfarë dua të them. Supozoni se jam duke qëndruar në buzë të një liqeni gjatë javëve të para të ftohta të dimrit. Liqeni është i ngrirë dhe ka vënë një shtresë shumë të hollë akulli. Duke qenë i mbushur me besim dhe konfidenca ime është në maksimum, bëj një hap për të ecur nëpër shtresën e sapoformuar të akullit. Fatkeqësisht, edhe pse jam jashtëzakonisht e sigurt dhe "plot besim", rezultati do të ishte një rënie në liqen dhe një dush i ftohtë dhe akullt. Për sa kohë që akulli është i hollë, nuk ka rëndësi sa besim kam. Akulli nuk është i besueshëm.

Tani imagjinoni disa muaj më vonë, pasi dimri i ftohtë ka hyrë në fuqi. Akulli tani është disa metra i trashë dhe qëndroj në buzë të liqenit. Për shkak të përvojës sime të kaluar, jam jashtëzakonisht e kujdesshme kur mendoj të eci përsëri nëpër akull. Nuk jam e sigurt nëse akulli do të më mbajë prapë. Në fund të fundit, ai nuk më mbajti më parë. Edhe pse jam e frikësuar dhe kam shumë "më pak besim" se sa më parë, hapi më i vogël më hezitues do të shpërblehet nga pasja e këmbëve në një taban të sigurtë e të fortë. Cili është ndryshimi? Objekti është më i besueshëm.

Është e vërtetë që fuqia e besimit qëndron në besueshmërinë e objektit. Megjithatë…

Shkalla e besimit që dikush vendos në një objekt është drejtpërdrejt proporcionale me njohjen e objektit.

Për shembull, merrni parasysh një burrë të tmerruar nga fluturimet. Kur ai mbërrin për herë të parë në aeroport, ai blen një siguracion jete në një nga ato makinat e policave të sigurimit. Ai e ka lidhur rripin e sigurimit njëzet minuta para se të ngrihet dhe me siguri do të dëgjojë me kujdes të gjitha "udhëzimet e emergjencës" që janë të shpjeguara nga stjuardesat. Ai nuk ka besim në aftësinë e aeroplanit për ta çuar atë në destinacionin e tij. Por, ndërsa udhëtimi nis, pasagjeri fillon të ndryshojë fytyra. Si fillimm ai zhbllokon rripin e sigurimit, më pas ha nga ushqimi që ju servirin në aeroplan dhe shumë shpejt ai vazhdon dhe flet me personin pranë tij dhe bën shaka. Pse gjithë ky ndryshim? Cfare ndodhi me pasagjerin? A ka më shumë besim ai në lartësinë 15,000 metra mbi tokë? Sigurisht që jo. Sa më shumë që ai mësonte për objektin e besimit, aeroplanin, aq më shumë besim kishte në atë objekt.

Është e njëjta gjë dhe në jetën e krishterë. Sa më shumë të mësojmë për Zotin, aq më shumë besim mund të kemi tek Ai. Mësoni të jetoni sipas fakteve të Fjalës së Perëndisë dhe jo sipas ndjenjave tuaja. Kaloni kohë duke lexuar në Bibël dhe vetëm vëzhgoni, i kerkoni Perëndisë t'ju tregojë më shumë se kush është Ai. Ka shumë vende ku mund të filloni. Psalmet 145, 146 dhe 147 janë tre kapituj të mrekullueshëm që përshkruajnë se kush është Perëndia. Në të gjithë Biblën, kërkojini Perëndisë që t'ju mësojë më shumë për veten e Tij dhe vini re konkretisht se si Ai dëshiron që ju t'i besoni Atij. Në çdo situatë të caktuar, pyete Perëndinë: “Çfarë do që unë të mësoj rreth Teje, ndërsa jam duke të besuar në këtë situatë?” Shkoni te Bibla dhe bëhuni student i Perëndisë dhe i marrëdhënies së Tij me ju.

D.L. Moody ka thënë: “Unë lutesha çdo ditë që Zoti të më jepte besim. Më pas një ditë lexova Romakëve 10:17, që thotë ‘besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi nga fjala e Perëndisë.’ Kështu, fillova të lexoja Biblën time dhe besimi është rritur që atëherë.»