×
Kërko

Rreth kësaj faqeje

Jetaere.com është një faqe që do ju ndihmojë të rriteni dhe ta njihni më mirë Perëndinë. Nuk ka marrëdhënie më të dobishme që një person mund ta ketë se të njohë Jezu Krishtin në mënyrë personale.

Ne duam që ju të dini se...

  • Ne e respektojmë privatësinë tuaj. Ne përdorim cookies, por ndryshe nga shumica e faqeve që përdorin cookies, ne nuk do të ju ndjekim rreth internetit me reklama nëse vizitoni StartëithGod.com. Ju jeni të mirëpritur të vizitoni faqen tonë një herë dhe të mos e vizitoni përsëri nëse nuk keni dëshirë..

  • Cookies që ne përdorim tregojnë se sa njerëz vizitojnë faqen tonë, cilat faqe janë më të dobishme për njerëzit, sa kohë shpenzojnë njerëzit në një faqe dhe të tilla, në këtë mënyrë që ne mund të ofrojmë artikuj dhe video më të dobishme për ju.

  • Ne nuk shesim asnjë produkt. As nuk shfaqim reklama nga të tjerët.

  • Ju mund të regjistroheni për serinë tonë pa pagesë të postës elektronike . Ne nuk e ndajmë (ose nuk e shesim) adresën tuaj të postës elektronike, ndonjëherë.

  • Dicka e fundit ... ne duam që ju të jeni në gjendje të shqyrtoni pyetjet tuaja për jetën dhe Perëndinë, duke e mbajtur këtë nën kontrollin tuaj, jo tonin. Çdo artikull dhe video përshkruhet në mënyrë transparente, duke ju ndihmuar të kaloni kohë në atë cfarë ju intereson juve personalisht.

Ky Website siguron përgjigje të mirë-kërkuara për pyetje që kanë shumë njerëz për Perëndinë dhe vlerën që ka marrëdhënia me Perëndinë.

Jetaere.com përmban produkte nga autorë të ndryshëm,përfshirë ata që zotërojnë një doktoraturë në fushën e tyre të studimit.

Ne besojmë që njerëzit kanë pyetje të rëndësishme dhe të drejta të cilat meritojnë përgjigje të ndershme, inteligjente dhe faktike, pa manipulim dhe imponim.Shumë njerëz janë mashtruar nga sharlatanë fetarë të të gjitha llojeve të cilët kryesisht kërkojnë fitim financiar.Kjo është një nga arsyet pse ne nuk shesim asnjë nga produktet tona dhe pse nuk shfaqim reklama nga askush tjetër.

Jetaerecom të jep mundësinë të dërgosh pyetje me imejll. Pyetjet tuaja dërgohen në sajtin tonë StudentiShqiptar.com,nga aty dërgohet pyetja juaj.Më pas ju do të merrni një përgjigje të mirëmenduar nga një person real ( jo robot,apo thjeshtë e kopjuar ).

Ne shpresojmë që ju do ta konsideroni mundësinë për të njohur Perëndinë dhe dashurinë që Ai ka për ju.Nuk ka marrëdhënie të tjera që mund të përjetojmë të cilat do të kënaqnin plotësisht dëshirat e zemrës dhe mendjes njerëzore.