×
Kërko

Studimi #4: Çfarë planifikon Zoti të prodhojë në jetën tonë?

Fillo me lutje: “Zot, të lutem që të më flasësh përmes Fjalës tënde, Biblës. Foli zemrës time që të kuptoj atë që ti do të më thuash mua. Amen.”

Studimi #4

Si e formon Zoti Karakterin e Tij në ne

2 Korintasve 5
17 Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja!

Galatasve 5
16 Por po them: Ecni në frymë dhe nuk do të përmbushni dëshirat e mishit, 17 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto i kundërvihen njëra-tjetrës, që të mos bëni atë që doni.

P – Para se të bëheshe i krishterë ti bëje atë që doje. Por tani sipas këtyre vargjeve, çfarë konflikti do të përjetosh?

P – Çfarë duhet të bëjmë ne sipas vargut 16?

P – Po sipas vargut 16 cili do të jetë rezultati nëse e bëjmë këtë?

Galatasve 5
19 Por veprat e mishit janë të shfaqura dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja;
20 idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përçarjet, tarafet,
21 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe të tjera të ngjashme me to, për të cilat po ju lajmëroj, sikurse ju thashë dhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

P – Tani që Zoti jeton në ne, a dëshiron Ai që ky stil jetese të karakterizojë jetën tonë?

Romakët 12
2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes tuaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

P – Çfarë dëshiron Zoti të bëjë në jetën tënde?

2 Korintasve 3
17 Por Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje ka liri… 18 Por ne të gjithë duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, shndërrohemi në të njëjtin shëmbëllim nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit.

P – Çfarë do të ndodhë ndërsa ne lejojmë që Shpirti i Shenjtë na ndryshon jetët?

Galatasve 5
22 Por fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja, zemërgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëpërmbajtja.
23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
25 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe le të ecim.

P – Në vend të një jete që karakterizohet nga mëkati çfarë dëshiron Perëndia të prodhojë në ne?

P – Si mund te bëhen këto cilësi pjesë e jetës tonë sipas vargut 25?

Luke 6 – Jezusi tha:
47 Çdonjëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe i bën, unë do t’ju tregoj kujt i ngjan. 48 Ai i ngjan njeriut që, ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por se tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.

P – Cilat janë tre gjëra që Jezusi kërkon që ne të bëjmë?

P – Si do ti ndryshojë kjo jetët tona?

Gjoni 15 – Jezusi tha:
4 Qëndroni në mua dhe unë në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, kështu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. 5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

P – Jezusi përdori shembullin e rrushit që rritet në shermendet duke qëndruar i lidhur me hadhinë. Ndërsa ti kërkon ti bindesh Jezusit sipas vargut 5 çfarë do të prodhohet (cilësi) në jetën tënde?

2 Korintasve 3
18 Por ne të gjithë…shndërrohemi…

Gjoni 15
5 … sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

2 Korintasve 4
7 …që epërsia e pashoqe e kësaj fuqie të jetë e Perëndisë dhe jo prej nesh.

P – Sipas këtyre vargjeve ku do Zoti të mbështetemi për ndryshim në jetën tone. A varet nga ne ndryshimi?

Konkluzion: Përmblidh atë se çfarë këto vargje thonë për atë që Perëndia do të prodhojë në ne dhe si do ta bëjë këtë:

Tani mund ta printosh studimin #4.
Përgjigjet e tua nuk ruhen pasi e mbyll faqen.

Për Studimin #5, kliko këtu.