×
Kërko

Është gabim që të krishterët të thonë se Jezusi është e vetmja rrugë për te Perëndia?

Perëndia e tregon shumë qartë se si na ka pranuar. Bibla thotë: "Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Gjoni 3:16). Shumë herë Jezusi ka folur për ardhjen e tij në tokë që të kemi jetë të përjetshme. Ai e tha shumë drejtpërdrejt: “…është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 6:40).

Nëse ne mund të shkonim te Perëndia nëpërmjet ndonjë figure fetare (p.sh. Buda, Alllahu, Muhamedi, perënditë Hindu, etj) apo nëpërmjet çdo përpjekjeje fetare...atëherë Jezusi s'kishte pse të vinte në tokë e të vdiste në kryq për mëkatet tona. Por ky ishte plani i Perëndisë – Ai vet të paguante për mëkatet tona, që ne të merrnim faljen e plotë. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23).

Të besosh në Jezusin do të thotë të kesh jetë; të mos besosh në Të do të thotë të mbetesh fajtor për mëkatet e tua dhe nën gjykimin e Perëndisë. Perëndia ofron falje për këdo që vjen te Ai.

Nëse doni më shumë informacion se si krahasohet krishterimi me fetë e tjera kryesore si islamizmi, budizmi, hinduizmi, ju lutem shihni këtë artikull: Lidhja me Hyjnoren

Dhe nëse dëshironi të shihni një artikull të dobishëm që shpjegon se si mund të dimë që Jezusi është Perëndi, atëherë shihni: Përtej besimit të verbër