Është pagëzimi i nevojshëm?

Gjoni 1:12 na thotë se çfarë nevojitet për t'u bërë të krishterë. “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” Fjala "besoj" në këtë varg është e njëjta fjalë që përdor Gjoni 99 herë në ungjill. Dhe do të thotë të mbështetemi plotësisht dhe t'i zëmë plotësisht besë Jezusit.

E gjithë letra e Romakëve tregon se një person krijon një marrëdhënie me Perëndinë nëpërmjet besimit. Pali shpjegon më në hollësi te Romakëve 2-4 (veçanërisht 4) dhe tregon se Abrahami u shpëtua, u shpall i drejtë para Perëndisë, për shkak të besimit të tij te Perëndia – jo për shkak të rrethprerjes së tij. Te vargu 2, Pali i referohet rrethprerjes si "veprat". Nëse Abrahami do të ishte shpallur i drejtë për shkak të rrethprerjes, atëherë ai kishte diçka për të cilën mund të mburrej (4:2) por jo para Perëndisë. Perëndia i pranon njerëzit dhe krijon një marrëdhënie me ta për shkak të besimit të tyre..."i besojnë Atij që shfajëson të paperëndishmit." (4:5)

Pagëzimi shpirtëror është pjesë e shpëtimit. Kur ne besojmë në Të pagëzohemi në Krishtin (Romakëve 6:3,4). Ky është pagëzim i vërtet dhe shpirtëror, ashtu si të qenit të kryqëzuar bashkë me Të është diçka shpirtërore (jo fizike)(Rom 6:5).

Edhe pse të gjithë besimtarët duhet të ndjekin urdhërimin e tij dhe të pagëzohen (Mateu 28:19), kjo nuk është thelbësore, dhe as ekuivalente me shpëtimin. Shpëtimi vjen vetëm me anë të hirit nëpërmjet besimit. (Efesianët 2:8-9, 1Gjonit 5:11-13, Gjoni 3:16, Luka 7:50, Romakëve 10:9-10, Veprat 16:30-31, Romakëve 1:16-17, 2 Timoteut 3:15, 1Pjetrit 1:3-5,9). Pagëzimi me ujë është një shenjë e jashtme që tregon transformimin e brendshëm dhe pastrim që na identifikon me trupin e Krishtit (Romakëve 6:1-16).

Me anë të pagëzimit me ujë një person identifikohet me trupin e Krishtit, një dëshmi para të tjerëve që ky person beson te Jezusi dhe i takon Atij. Nuk është pagëzimi që të shpëton, por besimi te Jezusi. Është njësoj si të dalësh para kishës gjatë prezantimit të ungjillit. Nuk është ecja përgjatë korridorit të kishës që shpëton një person, por besimi i tij te Jezusi. Pagëzimi me ujë ose rrëfimi publik do të thotë të pranosh hapur atë që tashmë është e vërtetë në ju – që besoni te Jezusi. Gjoni 15 dhe pasazhe të tjera flasin sesi Jezusi vjen në ne menjëherë kur besojmë. Një pjesë e mirë e Shkrimit flet për ardhjen e Tij në jetët tona (Rom 8:9-10) kur besojmë.

Që nga çasti që pranojmë Krishtin ne pagëzohemi me Frymën. 1 Korintasve 12:12-13 thotë “Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëjtit trup, megjithëse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti. Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi ujitur në të njëjtin Frymë.” Dhe Efesianët 1:13-14 thotë, “Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.” Romakëve 8 flet gjatë për Frymën që brendabanon te ata që besojnë.