×
Kërko

Dashuria Unike e Zotit

Një marrëdhënie dashurie me Zotin është si asnjë lloj marrëdhënie tjetër që mund të keni përjetuar. Zoti ka një lloj dashurie unike për ju. Është e pakushtëzuar (nuk bazohet në plotësimin e disa kushteve) Zoti ju do sepse ju do.

“Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh,se Perëndia dërgoi birin e tij të vetëmlindur në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij. Në këtë është dashuria : jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne….” (1Gjoni 4:9-10)

Ai nuk të do bazuar në performancën tënde.Nuk mund te bëni asgjë qe ta bëjë Perëndinë tu dojë më shumë se sa ju do tashmë - dhe nuk ka asgje që do ta bëjë Perëndinë tu dojë më pak. Ai të do madje më shumë se sa e do veten.

Deri tani ndoshta keni përjetuar vetëm dashuri të kushtëzuar. Dashuria e kushtëzuar bazohet në atë që ti bën. Performoni mirë në punë, në skuadrë, në marrëdhënie dhe ju jeni ‘të dashur”.

Duke i dorezuar jetën Krishtit ju gjeni dashuri dhe pranim të plotë. Kjo mund të jetë e vështire të kuptohet nësë nuk jeni ndjerë kurrë plotësisht i dashur dhe i pranuar nga askush. Por është e vërtetë. Për fat të keq, ju nuk do e ndjeni gjithmonë që Zoti ju do. Do të këtë raste kur e gjeni veten duke dyshuar jo vetëm në dashurinë e Tij, por edhe në egzistencën e Tij. Do te keni deshirë të dorëzoheni. Mos hiq dorë.

Kur Zoti ju dha një jëtë të re, ajo nuk erdhi e zbukuruar me dantella dhe aromën e parfumit. Jezusi e filloi jëtën e Tij tokësore në një stallë të lagësht me erë. Ai provoi jetën real dhe kjo do jetë aroma e udhëtimit tuaj me Krishtin – asnjë magji, vetëm premtimi i pranisë së Tij me ju.

Zoti thote: “Po, të kam dashur me një dashuri te përjetshme; prandaj të kam terhequr me dashamirësi” (Jeremia 31:3)

Egziston një proverbë daneze: “Milja tjetër është e vetmja që një person duhet të bëjë në të vërtetë” Të dish se Zoti të do, do të mbajë përpara kur milja tjetër të duket e gjatë dhe e patolerushme. “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, as lartësite, as thellësite, as ndonje tjetër krijesë, nuk do mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë”. (Romaket 8:38-39)

Besimi yne qëndron në atë çfarë Zoti na ka zbuluar për veten e Tij. Ai dëshiron që ne të besojmë dhe të mbështetemi në dashurinë e Tij për ne.

“Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej Tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e Tij” (Psalmi 147:11).

“Ja, syri i Zotit është mbi ata që kane frikë para Tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e Tij” (Psalmi 33:18).

Mbreti David, të cilin Perëndia e quajti "si një njeri sipas zemrës sime"1 i besoi dashurisë së Perëndisë: "...Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.” (Psalmet 59:16,17).

Për tu rritur në kuptueshmërinë tuaj për dashurinë e Perëndisë për ju, merrni pak kohë gjatë javëve të ardhshme dhe lexoni Psalmin 103, Gjonin 15 dhe 1 Gjonit 4 dhe vini re të gjitha mënyrat se si përshkruhet dashuria e Perëndisë.

(1) Veprat 13:22