Studimi #3: Çfarë do Zoti që ne të bëjmë kur mëkatojmë?

Fillo me lutje: “Zot, të lutem që të më flasësh përmes Fjalës tënde, Biblës. Foli zemrës time që të kuptoj atë që ti do të më thuash mua. Amen.”

Studimi #3

Mëkati dhe pasojat e tij

Romakët 3
23 Sepse të gjithë kanë mëkatuar edhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, 24 por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, 25 të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë.

P – Sipas vargut 23 kush mëkaton?

P – Vargu 24 thotë që Zoti na ka falur. Pse?

P – Vargu 25 – Si drejtësohen njerëzit me Zotin?

Efesianët 1
7 Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij.

P – A jemi të falur sepse nuk mëkatojmë më?

1 Gjoni 4
10 Në këtë është dashuria; jo se ne e deshëm Perëndinë, por që ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij si shlyerje për mëkatet tona.

P – Pse jemi ne te falur?

Romakët 5
1 Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit Zotit tonë…

P – Pse kemi paqe me Perëndinë?

Ne mëkatojmë përsëri dhe Zoti është i vetëdijshëm për këtë.

1 Gjoni 1
8 Po të themi se nuk kemi mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. 9 Po ti rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe I drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojeë nga çdo paudhësi. 10 Po të themi se s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.

P – Çfarë do Zoti që ne të bëjmë me mëkatet tona?

P – Çfarë janë dy gjëra që Zoti do bëjë kur ne i rrëfejmë mëkatet tona?

P – Si ndihet Zoti kur ne i mohojmë mëkatet tona?

Hebrenjtë 4
16 Le ti afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur.

Konkluzion: Përmblidh çfarë do Zoti që ne të bëjmë kur mëkatojmë:

Tani mund ta printosh studimin #3.
Përgjigjet e tua nuk ruhen pasi e mbyll faqen.

Për Studimin #4, kliko këtu.